Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Nënës së Navalnit i jepet ultimatum: Ke 3 orë kohë ose nuk e merr më trupin e djalit

Lapsi.al 23 February 2024
Nënës së Navalnit i jepet ultimatum: Ke 3 orë kohë ose

Një zëdhënëse e të ndjerit Alexei Navalny tha këtë të premte se autoritetet ruse i kishin thënë nënës së tij se ai do të varrosej në koloninë penale ku vdiq nëse ajo nuk pranonte brenda që 3 orëve që ta varroste atë pa një funeral publik. Navalny, kundërshtari më i njohur politik i Presidentit Vladimir Putin, vdiq papritur një javë më parë në koloninë penale të Arktikut, ku kishte nisur të vuante disa dënime që shkonin deri në 30 vite.

Nëna e tij Lyudmila, 69 vjeç, ka kërkuar prej ditësh që autoritetet të dorëzojnë trupin e tij për t'u varrosur në një mënyrë që do t'i lejojë miqtë, familjen dhe mbështetësit e tij të bëjnë nderimet e tyre. Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, shkroi në X: “Një orë më parë, një hetues thirri nënën e Alexeit dhe i dha asaj një ultimatum. Ose ajo prano brenda 3 orëve për një funeral të fshehtë pa lamtumirë publike, ose Alexei do të varroset në koloninë penale”.

Yarmysh tha se nëna e Navalny po refuzonte dhe vazhdonte të kërkonte që trupi i tij t'i dorëzohej asaj. Nuk ka ende asnjë koment nga autoritetet. Familja dhe mbështetësit e Navalny kanë akuzuar Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e ka hedhur poshtë. Ai i kishte mbijetuar një tentative helmimi në vitin 2020 dhe disa viteve trajtimi të ashpër në burg, duke përfshirë periudha të gjata në izolim. Putin nuk e përmend kurrë emrin e Navalny dhe nuk e ka komentuar këtë çështje në publik që nga vdekja e tij. Kremlini thotë se nuk ka pasur dorë në vdekjen e tij dhe se rrethanat janë duke u hetuar.

Çështja e dorëzimit të trupit të tij duket se pasqyron shqetësimin e Kremlinit se një funeral i madh publik për kritikun kryesor të Putinit mund të bëhet një pikë qendrore për trazira, pak javë përpara zgjedhjeve në të cilat udhëheqësi i Kremlinit po kërkon edhe 6 vjet në pushtet. Ai përballet me 3 kandidatë të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk është kritik ndaj Putinit. Grupi i të drejtave të njeriut OVD-Info thotë se 400 persona u arrestuan në ditët pas vdekjes së Navalny pas përpjekjeve për ta përkujtuar atë në publik. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43