Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ndërhynte në sistemet e ‘Booking’ dhe mashtronte qytetarët, arrestohet 42-vjeçari

Lapsi.al 23 February 2024
Ndërhynte në sistemet e ‘Booking’ dhe mashtronte

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor “Man in the middle”.

Ndërhynte në sistemet kompjuterike të aplikacionit Booking, duke mashtruar shtetas të ndryshëm, për të përftuar shuma parash, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI