Flash

John Bolton flet për "Kathimerini": Trump është shumë serioz në tërheqjen nga NATO

Lapsi.al 23 February 2024
John Bolton flet për "Kathimerini": Trump është

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratës Trump, John Bolton, është mes atyre që besojnë në seriozitetin e deklaratës së ish-kreu të Shtëpisë së Bardhë për tërheqjen e SHBA-ve nga NATO. Në një intervistë me greken “Kathimerini”, Bolton kujton se Trump ka ende të njëjtën qëndrim që ka pasur në vitin 2018. Në rast hipotetik të largimit të SHBA-ve nga Pakti i Atlantikut Verior, Bolton thotë se nuk do të jetë Bashkimi Europian i fituari.

"Unë mendoj se Trump është shumë serioz në lidhje me tërheqjen nga NATO. Unë e përshkruaj në librin tim "Dhoma ku ndodhi gjithçka" skenën në samitin e NATO-s në Bruksel në vitin 2018, ku ai ishte më afër tërheqjes se asnjëherë tjetër dhe në fund nuk e bëri. Por ai kurrë nuk i ka ndryshuar pikëpamjet e tij që atëherë. Dhe këto komente më të fundit, mendoj se janë vetëm një reflektim i mëtejshëm në publik se ai është i bindur për shumë arsye.

Natyrisht, këto deklarata gëzojnë rusët dhe dekurajojnë vendet anëtare të NATO-s duke pasur parasysh se Trump ka gjasa të jetë kandidati republikan për president. Gjithsesi, jemi ende një vit larg zgjedhjeve dhe nuk ka asnjë garanci se Trump do të zgjidhet. Nga ana tjetër, sinqerisht nuk mendoj se, Evropa është e aftë të mbrohet pa SHBA-të në NATO. Kështu që, ata që mendojnë se kjo është një fitore e madhe për Bashkimin Evropian, duhet ta mendojnë dy herë", tha ai.

Bolton, i cili ka përfaqësuar SHBA-të në OKB në vitet 2005-2006, tashmë kritik i ashpër i ish-presidentit Trump, shton se tërheqja e Amerikës nga NATO do të fuqizonte menjëherë Rusinë.

"Unë mendoj se NATO do të kolapsonte pa praninë e SHBA-ve, sepse tërheqja do të sillte menjëherë largimin e kapaciteteve që tani janë pjesë e infrastrukturës komanduese të NATO-s në Bruksel dhe gjetkë, tërheqjen e forcave amerikane dhe ndoshta hapa të tjerë, si dhe moskoordinimin për inteligjencën në masën që është tani. Unë mendoj se vendi më i prekur menjëherë do të jetë Ukraina, sepse Putini, nëse sheh tërheqjen e Trump nga NATO, do ta dijë se koha është në anën e tij dhe se ndërsa koherenca e NATO-s fillon të shpërbëhet, pozicioni i tij në Ukrainë do të forcohet", tha Bolton.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI