Flash

Dhuna ndaj protestuesve/ “Kemi bërë kallëzim dhe ankimim në APM”, Bardhi: Efektivët do mbajnë përgjegjësi penale

Lapsi.al 23 February 2024
Dhuna ndaj protestuesve/ “Kemi bërë kallëzim dhe ankimim

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur pas vendimit për lirimin e 4 protestuesit të 20 shkurtit.

Ai tha se ditën e djeshme është dorëzuar një kallëzim penal dhe ankimim në AMP në lidhje me punonjësit e policisë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të shoqëruar.

Ai shtoi se efektivët janë identifikuar ndërsa siguroi se përgjegjësia që ata do të mbajnë është penale dhe personale. Bardhi tha se kushdo që ushtron dhunë të kësaj natyre, ka mllef personal dhe shkel ligjin.

“Dje kallëzim penal dhe ankimim në APM,. Secilit prej tyre duhet t’i bëj një paralajmërim publik, dhuna është akt personal dhe ka pasoja personale. Cdo punonjës i veshur me uniformë duhet të zbatojë ligjin.

Secili prej tyre është identifikuar do mbajë përgjegjësi penale dhe personale.

Janë tre punonjës, dy të cilët kanë qenë pjesë e shoqërimit dhe një i cili ishte i pranishëm në komisariat”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI