Flash

Detaje të reja/ Si u zbulua vrasja e shqiptarit në Itali dhe arrestimi i 17-vjeçarit

Lapsi.al 23 February 2024
Detaje të reja/ Si u zbulua vrasja e shqiptarit në Itali dhe arrestimi

Policia italiane arrestoi një 17-vjeçar të dyshuar si vrasës të shqiptarit Bledar Dedja mes të shtunës dhe të dielës së 20 dhe 21 janarit. 39-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve, u gjet gjysmë i zhveshur në mes të pyllit i goditur disa herë me thikë. I mituri është arrestuar në provincën e Trevisos. Nga sa mësohet, prej disa ditësh policia kishte shtrënguar rrethin rreth djalit, pasi kishte kryer hetime veçanërisht për celularët dhe marrëdhëniet private të 39-vjeçarit. Pika e kthesës ishin dalja e rezultateve të ADN-së të gjetura në vendin e ngjarjes.

Në rrobat e viktimës u gjetën edhe gjurmë të tjera gishtash. Hetuesit ndoqën gjurmët e një krimi të pasionit që në momentet e para pas vrasjes. Ishte gruaja e Bledarit që i futi menjëherë në atë rrugë. Ajo u rrëfeu hetuesve se disa vite më parë kishte vënë në gjurmët e të shoqit një hetues privat, i cili kishte zbuluar se kopshtari kishte një jetë të dytë jashtë martesës.

Trupi i Dedjas u gjet në agimin e së dielës së 21 janarit nga një mik, i cili kishte nisur ta kërkonte pasi 39-vjeçari ishte zhdukur që në orën 16:00 të pasdites së një dite më parë kur ai kishte mbaruar punën në piceri. Shoku i 39-vjeçarit kishte parë Mercedesin e bardhë të parkuar në një rrugë dytësore. Trupi i Bledarit u gjet i shtrirë 100 metra më larg, në mes të pyllit. Ai kishte rreth 15 plagë me thikë në gjoks. Një tjetër ndihmë për hetuesit ishte zhbllokimi i një telefoni të dytë të viktimës.

Ai, përdorej nga shqiptari për të organizuar “jetën e dytë”, të përbërë nga marrëdhënie dhe takime klandestine. Nga këtu hetuesit kanë nxjerrë emrin e djalit që përfundoi në paraburgim dhe që tani akuzohet për vrasje me dashje. Mësohet se 17-vjeçari ka rënë dakord për një takim me Bledarin ditën kur ai u vra. I riu ishte plagosur në dorë gjatë përleshjes dhe kishte lënë gjumë gjaku në vendin e ngjarjes.

“Mister” mbetet motivi i krimit. I mituri kishte shkuar në takim me thikë me vete, shenjë se ndoshta gjesti ishte i paramenduar. Nëse po, ka mundësi që Bledari dhe vrasësi i tij të njiheshin prej disa kohësh dhe nuk ishte hera e parë që takoheshin. Por për momentin arsyet pse shqiptari u vra, mbeten vetëm në fushën e hipotezave që po shqyrtohen nga hetuesit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43