Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dëshmia e krushkut të familjes Meta: Vajza engjëll, s’mund të vriste dot një pulë, jo babanë

Lapsi.al 23 February 2024
Dëshmia e krushkut të familjes Meta: Vajza engjëll, s’mund

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin në Shanavlash të Durrësit, ku një 19-vjeçare vrau babain e saj.

Krimi u fsheh, ndërsa u raportua se 50-vjeçari ishte zhdukur pa gjurmë. Krushku i familjes Meta, (kishte marrë vajzën e madhe të viktimës për djalin) tha se vajza e tij nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babain e saj.

Ai tha se nuk kishin asnjë dyshim për problemet në familje. “Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo babain e saj.”, tha krushku për gazetaren Klodjana Haxhiaj.

Po ashtu mësohet se 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra në kasollen e bagëtive dhe me pas është varrosur në oborr.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI