Flash

Del sondazhi/ Shqiptarët nuk duan t'i kenë afër anëtarët e LGBT

Lapsi.al 23 February 2024
Del sondazhi/ Shqiptarët nuk duan t'i kenë afër

Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT+ në vendin tonë. Në përgjigjet e pyetjeve të bëra për qytetarët është i dukshëm niveli i lartë i mos njohjes se përgjithshme me këtë komunitet . Pyetjes “në jetën tuaj a keni njohur direkt apo keni eksperiencë te drejtpërdrejtë me ndonjë person te komunitetit LGBT" përqindja e atyre qe përgjigjen jo është 86.3 %.

Përballë një shifre të këtij niveli për mosnjohjen, pyetjet e tjera i kanë vendosur qytetarët përballë situatave hipotetike për prezencën e komunitetit LGBT, në nivele, pozicione, afërsi të ndryshme. Ajo çfarë duket qartë ëshët se sa më afër të supozohet të jenë persona të komunitetit LGBT me të pyeturit, aq më e lartë është papranueshmëria e tyre. Saktësisht për ti pasur kolegë papranueshmëria është 61.2 %.

Për t'i patur fqinj refuzimi është 63 .8%. Për t'i pasur drejtues në vendin e punës, 64.6 % refuzojnë. Nëse supozohet ti kenë mjekë të familjes, 64.3 % thonë jo. A do ta pranonin një nga komuniteti LGBT si mik, 73.7 % refuzojnë. Mësues të fëmijëve, 81.1% nuk janë dakord. Të pyetur a do të pranonin që një familjar i tyre të kishte martesë apo bashkëjetesë , përqindja e mospranimit është 94.2 %.

Por si është Shqipëria krahasuar me vende të ndryshme në nivel global, për dakordsinë për martesat mes te njëjtës gjini? Në sondazhin e “Barometri” të kësaj jave, rezultoi se vetëm 10% e të pyeturve janë dakord me martesat e te njëjtit seks. Krahasuar me dakordësinë e vendeve te tjera europiane, Amerikës se jugut, Amerikës së veriut dhe Azisë ne renditemi në fund të listës. 

Në krye te listës me 92 % dakordësi për martesat e te njëjtit seks është Suedia dhe vendi i fundit Nigeria me 2%. Nga vendet fqinje ne renditemi me poshtë se Greqia me 41 % dhe Itali 73 %. Nga vendet e Bashkimit Evropian me dakordësi me të ulët sipas “ Pew research center” është Polonia me 31% te dakordësisë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI