Flash

Beqaj tjetër sinjal nga SPAK për Manastirliun

Lapsi.al 23 February 2024
Beqaj tjetër sinjal nga SPAK për Manastirliun

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK, ashtu sikurse është i caktuar më herët në masën e sigurisë. Por në një prononcim të shkurtër për gazetarin Edison Vatnikaj në dalje të SPAK-ut, Beqaj ka lënë të kuptohet se kërkon hetime edhe për Ogerta Manastirliun.

"Kur thoni qe duhen të hetohen njerëz të tjerë e keni pasur fjalën për Manastirliun?" e ka pyetur gazetarim ndërsa Beqaj i është përgjigjur: "Unë kam kërkuar që hetimet të vlerësojnë pse nuk u vu në punë për 3 vite dhe gjithashtu të vlerësojnë arritjet fantastike në 8 vite që zbatohet kontrata".

Ogerta Manastirliu u thirr në SPAK disa ditë më parë për t'u marrë në pyetje.

Ndërkohë, nuk është hera e parë që Beqaj kërkon hetimin e Manastirliut për sterilizimin. Në një prononcim për mediat disa javë më parë, Ilir Beqaj tha se kishte kërkuar që SPAK të hetonte se çfarë ndodhi me koncensionin e sterilizimit pas largimit të tij si ministër.

"Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate” u shpreh ish-ministri ndërsa doli nga SPAK.

https://lapsi.al/2024/01/09/beqaj-8/

Të këshilluara

Aksident i rëndë në qendër të Korçës

Ngjarja ka ndodhur ka në afërsi të kinemasë se këtij qyteti ku një mjet tip "BMW" ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur. Mësohet se e plagosura ...

16:21

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI