Flash

Qeni i Biden largohet nga Shtëpia e Bardhë pasi kafshoi 24 persona

Lapsi.al 22 February 2024
Qeni i Biden largohet nga Shtëpia e Bardhë pasi kafshoi 24 persona
Qeni i Joe Biden, Commander, u largua nga Shtëpia e Bardhë në tetor 2023 për shkak se ka kafshuar të paktën 24 punonjës të Shërbimit Sekret, raportoi CNN-i.

Qeni, i cili është bërë i njohur për rastet e agresionit ka kafshuar personat në fjalë në kyçet e dorës, krahë, bërryla, bel, gjoks, këmbë dhe shpatulla.

Media amerikane raportoi se dokumentet, të cilat nuk përfshijnë të gjitha rastet e kafshimit të Commanderit, mbulojnë vetëm personelin e Shërbimit Sekret. Qeni i presidentit Biden u hoq nga Shtëpia e Bardhë në tetor 2023 për shkak të agresionit të tij dhe rasteve të kafshimit. Qeni i racës bari gjerman iu dha Bidenit si dhuratë nga vëllai i tij James Biden në dhjetor 2021.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI