Flash

Presidenti Biden anulon 153 mijë kredi studentore

Lapsi.al 22 February 2024
Presidenti Biden anulon 153 mijë kredi studentore

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se megjithëse një diplomë universitare është një biletë për një jetë më të mirë, kjo biletë shpesh është tepër e shtrenjtë, ndërsa njoftoi se po anulonte kreditë studentore për gati 153 mijë persona.

Presidenti Biden, i cili gjendet në një vizitë tre-ditore në Kaliforni, e bëri njoftimin në kuadrin e një plani të ri që mundëson faljen e kredive, duke e vendosur këtë tematikë në epiqendër të fushatës së tij zgjedhore.

“Më tepër amerikanë se ç’duhet janë të mbingarkuar me barrën e borxhit të papërballueshëm, në këmbim të një diplome universitare”, tha ai gjatë një vizite në një librari lokale, përpara se të shkonte në një aktivitet elektoral. Lehtësimi nga borxhi ndihmon ekonominë në përgjithësi, tha ai, sepse “kur njerëzit lehtësohen nga borxhi studentor, atëherë blejnë shtëpi. Ata nisin biznese, ata kontribuojnë. Ata angazhohen”.

Përfituesit e parë nga programi i ri filluan të njoftohen nëpërmjet postës elektronike. Mbi 7.5 milionë persona janë të përfshirë në programin më të madh për shlyerjen e borxhit. Presidenti Biden tha të mërkurën se ky lehtësim mund t’u “ndryshojë jetën individëve dhe familjeve të tyre”.

“Jam krenar të kem mundësinë t’u jap kredimarrësve si ju, lehtësimin që e keni fituar”, tha ai, duke pyetur njerëzit në turmë se sa prej tyre kishin kredi që u ishte falur. Shumë prej pjesëmarrësve ngritën duart.

Presidenti Biden e pati njoftuar planin e ri për shlyerjen, së bashku me një plan për të anuluar deri në 20 mijë dollarë nga kreditë studentore të miliona amerikanëve. Gjykata e Lartë rrëzoi planin për falje masive të borxheve, por plani për shlyerjen deri më tani i ka shpëtuar kësaj lloj vëmendjeje të shtuar ligjore.

Presidenti Biden ka thënë se vazhdon të jetë i vendosur në përkushtimin “për të ndrequr sistemin tonë të prishur të kredive studentore”, duke u munduar të gjejë një zgjidhje në rrugë të tjera që nuk bien në kundërshti me vendimin e gjykatës. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI