Flash

Lubonja: Tërheqja e PS nga amnistia penale fsheh diçka tjetër

Lapsi.al 22 February 2024
Lubonja: Tërheqja e PS nga amnistia penale fsheh diçka tjetër

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me debatet rreth amnistisë penale, duke thënë se tërheqja nga ky ligj është disi e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë. Sipas tij nëse mazhoranca socialiste do të arrinte të kalonte ligjin për amnistinë me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë e plotë, nuk do e kishin problem.

Ai theksoi se është pikërisht fakti që nuk arritën të mbledhin 84 votat arsyeja se përse socialistët u tërhoqën, dhe jo justifikimi i traditës së konsensusit.

“Kërcet pak se përndryshe mund të ishte edhe normale, dikush bën edhe korrupsion, mund të falet, por në këtë kontekst është pak e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë. Ky është një sinjal që u jepet këtyre bedelëve të përdorur. Nuk më duket diçka që bën çudi pasi në fund të fundit, të mos dënosh ata që i ke pasur bashkë shokë në korrupsion dje, është pjesë e lojës këtu te ne.

Nuk është problemi se këtu kemi një qeveri të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe vërtetë mund të jetë e ashpër, por për mendimin tim aty kërcet korrupsioni nga mëngjesi në darkë. Nëse do ta kalonin me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë nuk do e kishin problem. Fakti që nuk i bëjnë dot 84 vota është arsyeja pse janë tërhequr. Jo siç thotë Çuçi që është tradita e konsensusit, ata kanë bërë ligjin elektoral që duhet me konsensus pa opozitën”, - u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë...

19:00

REL: SHBA ngre akuza ndaj oligarkëve rusë

-Departamenti amerikan i Drejtësisë më 22 shkurt bëri të ditur për ndërmarrjen e veprimeve ligjore në pesë raste të ndara federale kundër oligarkëve të sanksion...

16:20

Grabitje me αrmë në një exchange në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e një grabitjeje me αrmë në zonën e Kombina...

20:57

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI