Flash

Berisha: Për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve mjaftojnë 40 përqind e vjedhjeve që bën Rama

Lapsi.al 22 February 2024
Berisha: Për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve mjaftojnë 40

Nga dritarja e shtëpisë së tij, ish kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama është sot armiku më shkatërrimtar që ka njohur Shqipëria në histori.

Pjese nga fjala e Berishes.

Miqtë e mi, me 20 shkurt tejkaluam historinë. Me 20 shkurt, ju provuam shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica. Se ne jemi fuqia politike më e madhe e këtij vendi. Se ne jemi e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë! Uragani i 20 shkurtit vazhdon jehonën e tij të fuqishme. Zgjon luanin e fjetur te çdo shqiptar. Fton luftëtarët e lirisë, gati për betejën e radhës, betejën pa kthim. Ky armik i egër që sillet ndaj këtij vendi, ky armik i egër që sillet ndaj shqiptarëve, më keq se çdo pushtim barbar që kanë njohur. Ky duhet të përballet me mosbindjen civile.

Duhet të përballet me fuqinë e pamatë të uraganit popullor. Edi Rama është sot armiku më shkatërrimtar që ka njohur Shqipëria në histori. Shqipërinë, pasuritë e saj, i ka shndërruar në pasuri të veta dhe të klaneve të tij. Miqtë e mi, dy ditë më parë deklarova para jush si objektiv emergjent, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve të shqiptarëve. Deklarova votimin menjëherë në parlament të minimumit jetik. Normale, mund të ketë dhe ka me të drejtë njerëz që kanë shtruar pyetjen: nga t’i gjejë ky paratë? Aty dhashë një përgjigje se dyfishimi i rrogave dhe pensioneve ju garantoj se nuk është kurrë më shumë se 40 përqind e vjedhjeve që bën Edi Rama me rilindjen e tij.

Më lejoni t’u jap vetëm dy shembuj. Dje, narkoqeveria informoi se për Portin e Durrësit do të shpenzohen 450 milionë euro nga xhepat tuaja për t’u ndërtuar Dubai City, Rama-Alabar. Të dashur miq, 450 milionë euro mjaftojnë, teprojnë për rritjen me 60 përqind të rrogave të të gjithë shqiptarëve. Ja pra, vetëm me vjedhjen me një dorë, vetëm me vjedhjen e tij me një dorë, nxirren mënjanë 60 përqind e fondit që duhet për rritjen e rrogave. Po mos është kjo dora e vetme? Jo miq. Dora e tyre e zezë shtrihet në çdo gjë, në të gjitha prokurimet, në të gjitha koncesionet, në të gjitha PPP-të. Të gjitha këto së bashku ju garantoj se mjaftojnë për të ndërtuar të gjitha punët publike që janë në ndërtim, për të dyfishuar çdo rrogë dhe pension të shqiptarëve, për të vendosur ligjin e minimumit jetik.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI