Flash

Vrasja e presidentit të Haitit, akuzohet gruaja e tij dhe ish-kryeministri

Lapsi.al 21 February 2024
Vrasja e presidentit të Haitit, akuzohet gruaja e tij dhe ish-kryeministri

Hetimet për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, më 7 korrik 2021, kanë shkuar në rrugë të pabesueshme. Në një raport të botuar të hënën, hetuesi Walther Wesser Voltaire paditi disa dhjetëra persona, duke përfshirë edhe të venë e presidentit, Martine Moïse, ish-kryeministrin Claude Joseph dhe ish-kreun e policisë kombëtare të Haitit, Léon Charles. Ky i fundit, i cili sot shërben si përfaqësues i përhershëm i Haitit në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), duhet të përgjigjet për akuzat më të rënda: vrasje, tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje, komplot kundër sigurisë së brendshme të shtetit dhe organizatë kriminale.

Zonja Moïse, e cila u plagos gjatë sulmit ndaj bashkëshortit të saj dhe Joseph akuzohen për bashkëpunim në vrasje dhe organizatë kriminale. Voltaire është prokurori i pestë që drejton hetimet pasi të mëparshmit u tërhoqën për arsye të ndryshme, përfshirë edhe frikën se mos vriteshin. Kjo aktakuzë pritet të destabilizojë më tej Haitin, i cili po përballet me një rritje të dhunës së bandave dhe po rimëkëmbet nga një valë protestash të dhunshme që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit aktual Ariel Henry. Ky i fundit mbajti përkohësisht presidencën pas vrasjes së Moïse.

“Është një grusht shteti klasik” – tha ish-kryeministri Joseph për Associated Press. “Ata dështuan të na vrasin edhe neve, Martine Moïse dhe mua, më 7 korrik 2021, dhe tani po përdorin sistemin gjyqësor të Haitit për të çuar përpara planin e tyre makiavelist”, - tha ai. Ai i bëri thirrje kryeministrit Henry të jepte dorëheqjen edhe pse ky i fundit në dhjetor 2022 organizoi zgjedhje.

Prokurori shpjegon në dosjen e tij se ish-sekretari i përgjithshëm i pallatit presidencial, Lyonel Valbrun, u tha autoriteteve se ai kishte qenë nën "presion të fortë" nga zonja Moïse, dy ditë para vrasjes së bashkëshortit të saj, për të bërë Jozef president. E veja e presidentit jeton aktualisht në Florida dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit. Ndërsa prokurorët amerikanë e kanë konsideruar një komplot të pastër me qëllim për të vrarë ose rrëmbyer Presidentin, 53-vjeçar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI