Flash

Protesta e opozitës/ Si e raportuan mediat e huaja atë që ndodhi në Tiranë

Lapsi.al 21 February 2024
Protesta e opozitës/ Si e raportuan mediat e huaja atë që ndodhi

Kur mbrëmjen e së martës, në qendër të Tiranës po prtotestohej, shumica e ekraneve të TV-ve u ndanë për t’i dhënë hapësirë deklaratës së kryeministrit Rama me presidentin turk, Erdogan. Disa më të të devotshme e hoqën fare protestën për t’i dhënë hapësirë vetëm asaj që ndodhte në Ankara. Ndryshe ndërkohë ajo që ndodh në mediat dhe agjencitë e huaja që i kanë kushtuar shkrime të plota të shoqëruara me pamje protestës së opozitës shqiptare.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare të martën duke akuzuar qeverinë për korrupsion” – niste një raportim i Associated Press”. Në shkrim thuhet se protestuesit hodhën gurë dhe flakadanë ndaj policëve.

Agjencia e njohur nënvizon se “që nga tetori, ligjvënësit e opozitës kanë ndërprerë rregullisht seancat e parlamentit për të protestuar kundër refuzimit të socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të krijuar komisione parlamentare për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë”.

Në të njëjtën linjë është edhe Euronews që shkruan se “qeverisë iu kërkua të krijonte komisione parlamentare për të hetuar akuzat, por refuzoi ta bënte këtë”.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se “Partia Demokratike kryesore e opozitës akuzon Ramën për nepotizëm dhe korrupsion, të cilat sipas saj po shtyjnë shumë të rinj të emigrojnë për një jetë më të mirë në Evropën Perëndimore”. Reuters citon edhe ish-kryeministrin Berisha që akuzoi kryeministrin Edi Rama se “njëlloj si diktatori tjetër (Hoxha), ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij dhe do një Shqipëri pa opozitë”.

Televizioni amerikan ABC News shkruan se “protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij për të ndihmuar dhëndrin e tij të privatizojë tokën publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”.

LEXO EDHE: Një protestë anti Blinken

Ndërsa media tjetër amerikane “Fox News” shkruan se mijëra shqiptarë dolën në shesh kundër qeverisë. Në artikull shkruhet se protesta e cila përfundoi paqësisht shënoi edhe 33-vjetorin nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Edhe televizioni publik gjerman “ZDF”, i kanë kushtuar një artikull tubimin të djeshëm të organizuar nga opozita. Televizioni gjerman raporton se mijëra protestuan kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas ZDF, protestuesit e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Imazhet e protestës anti-Rama/ Berisha: Me sulmoi mafia ndërkombëtare!

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI