Flash

Organizatat mjedisore lajmërojnë protesta kundër ligjit të "Zonave të Mbrojtura"

Lapsi.al 21 February 2024
Organizatat mjedisore lajmërojnë protesta kundër ligjit të

Organizatat kryesore mjedisore shqiptare lajmëruan protesta për të kundërshtuar ligjin për "Zonat e Mbrojtura" që pritet të kalojë për votim në seancë plenare në Parlamentin shqiptar të enjten. Sipas organizatave "projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura”.

“Ky projekt-ligj kërcënon dekada përpjekjesh dhe investimesh të ruajtjes për të mbrojtur pasurinë natyrore të Shqipërisë", - thuhet në një deklaratë të Organizatës shqiptare të Mbrotjes së Natyrës, PPNEA. Me herët organizata tjetër e Orintologëve të Shqipërisë dhe 56 organizatat kryesore mjedisore e kishin kundërshuar ashpër projekt-ligjin.

Sipas organizatave “qeveria Shqiptare ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të ndaluar votimin e këtij ligji, duke kërcënuar në mënyrë serioze integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Deputetët e mazhorancës të Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin miratuan të hënën në një mbledhje online variantin final të projekt-ligjit duke shpërfillur kërkesën e përfaqësuessve të shoqërisë civile, që i kërkuan parlamentit dhe qeverisë që të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të hapin një proces të gjerë këshillimi.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato përmes një statusi në rrejtin X pak ditë më parë kishte këkruar që “çdo ndryshim në ligjin aktual t`i nështrohet një konsultimit të plotë, të bazuar në fakte, ku të përfshiheshin të gjithë aktorët”. Shqetësimi më i madh i organizatave mjedisore lidhet me projekt-ligjin e ri, ai që i jep Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda "Zonave të Mbrojtura".

Nga pamjet e publikuara nga Kuvendi lidhur me vendimarrjen e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese miratohet pa ndryshim nenin 33, i propozuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit sipas të cilit lejohen: “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”.

Projektligji për Zonat e Mbrojtura u paraqit si fillim nga 12 deputetë të shumicës socialiste, të cilët argumentonin se ishte kërkesa e disa kryetarvë të Bashkive që ndryshimet të përshtateshin me nevojat e zhvillimit. Deputetët propozonin në variantin fillestar administrimin nga bashkitë të 20% të territorit të Zonave të Mbrojtura. Por drafti i 12 deputetëve u rrëzua pasi Qeveria dërgoi në Kuvend një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi” ku i jepet autoritet Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit për lejet zhvillimore brenda zonavetë Mbrotjura. /VOA

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI