Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës në Lezhë

Lapsi.al 21 February 2024
Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj është pezulluar nga detyra. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Lezhës për shpërdorim detyre. Bashkë me kreun e Kadastrës është pezulluar nga detyra dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Mësohet se në kuadër të hetimit për shpërdorim detyre prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tirane, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI