Flash

Janari i përgjakshëm i rrugëve, dyfishohen aksidentet

Lapsi.al 21 February 2024
Janari i përgjakshëm i rrugëve, dyfishohen aksidentet

Muaji janar ka nisur me një rritje mjaft të ndjeshme si të aksidenteve, ashtu dhe të të dëmtuarve prej tyre. INSTAT raportoi se në muajin Janar 2024 numërohen 162 aksidente rrugore. Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, aksidentet janë dyfishuar, teksa në janar 2023 u regjistruan 84 aksidente.

Të njëjtën tendencë ka shënuar dhe numri i të dëmtuarve nga këto aksidente. Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 229 persona në muajin Janar 2024. Numri i të dëmtuarve pothuajse u dyfishua. Në të njëjtin muaj të një viti më parë kishte 119 të vdekur e plagosur.

Sipas INSTAT, aksidentet rrugore, në 84,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e martë me 19,1 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e premte me 10,5 %.

Në muajin janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 12:00-14:00 duke zënë 20,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. Aksidentet rrugore, në 16,0 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit./ Monitor

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48