Flash

Dosja/ Kush është Ignor Kokunov, rusi i arrestuar në Shqipëri që kërkohet me ngulm nga Moska

Lapsi.al 21 February 2024
Dosja/ Kush është Ignor Kokunov, rusi i arrestuar në

Ignor Kokunov është rusi i cili kërkohet nga autoritetet e vendit të tij pas akuzave për lidhje me grupet mafioze. Në dosjen që publikon Top Channel thuhet se 60-vjeçari mbante postin më të lartë të hierarkisë kriminale. Me një vendim të gjykatës në Rusi ai u shpall fajtor për këtë vepër penale, ku u dënua me heqje lirie si më poshtë:

-Me vendimin e gjykatës se qytetit Podolsk te rajonit të Moskës të datës 05.10.1979 ai u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale sipas paragrafit 2 të nenit 144 të Kodit Penal 18;

-Ai u dënua me heqje lirie për një periudhe 2-vjeçare, me vuajtjen e dënimit në një koloni penale arsim-punësimi të regjimit të përgjithshëm;

-Me vendimin e gjykatës u shpall fajtor për kryerjen e veprës, ai u dënua me heqje të lirisë për një afat prej 4 vjetësh, me vuajtjen e dënimit në një koloni penale arsim-punësimi të regjimit të përgjithshëm;

-Me vendimin e gjykatës u shpall fajtor dhe u dënua me heqje të lirisë për një afat prej 4 vjetësh, duke vuajtur dënimin e tij në një regjim të rreptë në koloninë penale te arsim-punësimit.

-Dhënia e dënimit përfundimtar është heqja e lirisë për një periudhë 5 vjeçare, me kryerjen e dënimit në vendet e lartpërmendura.

60-vjeçari është dënuar me 10 vite heqje lirie dhe konfiskim pasurie, ndërkohë iu kërkua që të vuajë dënimin në një koloni penale të arsim-punësimit të rreptë, në Rusi. Duke dashur t’i shmangur këtij dënimi, ai kapërceu gardhin në ambientin ku ishte dhe u arratis. Ai duhet ta vuante dënimin për 7 vite. Më parë, pavarësisht se duhet të ishte në ambiente të regjimit të përcaktuar nga gjykatat ruse Ignor Kokunov nuk është bindur dhe se ka tentuar të zërë një vend të rëndësishëm në hierarkinë kriminale.

Ai ka punuar për të krijuar lidhje me person të krimit, për të bërë të mundur arritjen e synimit. Pasi ka krijuar një reputacion kriminal për veten, 60-vjeçari ka provuar të angazhohet sa më shumë për të zënë një pozitë drejtuesi në krim. Pas përfshirjes Ignor Kokunov dhe bashkëveprimeve me personalitete të tjera të krimit, ai arrti të marrë statusin e lartë “hajdut në ligj”. /TCH

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI