Flash

Detaje të frikshme, aktivisti rus tregon si mund të jetë ekzekutuar Navalny

Lapsi.al 21 February 2024
Detaje të frikshme, aktivisti rus tregon si mund të jetë

Vdekja e kryeopozitarit rus Alexei Navalny mbetet ende mister, teksa autoritete ruse nuk kanë dorëzuar trupin e pajetë të familjarët si dhe nuk kanë pranuar një hetim të hapur ndërkombëtar.

Autoritetet e burgut thanë në fillim se shkak ishte bërë një trompozë që Navalny kishte pësuar, pasi ishte ndjerë keq teksa po shëtiste brenda burgut.

Më pas, disa kanale në “Telegram” ngritën dyshimet se një ditë para vdekjes së Navalnyt, në koloninë penale ku ai mbahej në Siberi, kishte patur prezencë të shtuar të agjentëve rusë.

Por aktivisti rus i të drejtave të njeritu Vladimir Osechkin, ka rrëfyer një version tepër të frikshëm për atë se si mund të ketë vdekur Navalny.

Ai thotë se nga burimet (të paidentifikuara nga punonjës brenda burgut), ka mësuar se Navalny është lënë për 2 orë e gjysmë jashtë qelisë së tij, në temperatura deri në -27°C. Kjo sipas tij është bërë që t’i ngadalësojnë dhe t’i dobësojnë rrahjet e zemrës. Më pas ai është vrarë me metodën klasike që përdorte KGB-ja “një grusht”, duke i dhënë një goditje fatale me grusht në zemër.

Ai më tej argumenton se kjo është arsyeja që trupi i Navalny mund të zhduket përgjithmonë, pasi ka shenja të nxirjes rreth zemrës.

Ish të burgosurit që kanë vuajtur më parë dënime në rajonin e Arktikut kishin raportuar më parë të tjerë të burgosur që ishin vrarë nga rojet në këtë mënyrë, tha Osechkin.

Autoritetet ruse kanë refuzuar t'ia dorëzojnë trupin e tij familjes, duke thënë se ishte i nevojshëm për një "ekzaminim kimik" dy-javor, tha ndihmësja e Navalny, Kira Yarmysh.

Osechkin tha se nuk mendon që Navalny të ketë vdekur si pasojë e helmimit me agjentin nervor Novichok, siç dyshon e veja e tij Yulia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI