Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Banditët me uniformë”, Noka: Protestuesit u dhunuan nga policia

Lapsi.al 21 February 2024
“Banditët me uniformë”, Noka: Protestuesit u dhunuan nga

Pas protestës së 20 shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për dhunën që policia ka ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Noka e cilëson këtë akt një barbari dhe kapërcim të ligjit ndaj të pafajshmëve të cilët kanë shfryrë dhunë në emër të urdhëruesve të tyre, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

"Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një. Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, Z. Andrea Malia e Z. Kindi Toli. Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbare ndaj njerëzve tanë, që protestuan qytetarisht e paqësisht", shkruan Noka.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI