Flash

Adoleshentët kapen me armë e kánabis, vihet në pranga 17-vjeçari në Shkodër, procedohet një tjetër

Lapsi.al 21 February 2024
Adoleshentët kapen me armë e kánabis, vihet në pranga

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me lëndë narkotike, armë si edhe sende të tjera të kundërligjshme. Po ashtu, një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Malësi e Madhe/Posedonin armë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme, arrestohet një 17-vjeçar dhe procedohet penalisht një 16-vjeçar. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, municion luftarak, 1 maskë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në zbatim të planit kombëtar të masave të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për garantimin e sigurisë dhe të drejtave të shtetasve, Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet, sigurimin e inteligjencës informative dhe bashkëpunimin me qytetarët. Në këtë kuadër:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe vunë në pranga një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se posedonin 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 23 fishekë luftarak, 1 maskë dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë. Arma e zjarrit dhe sendet e tjera do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë të mëtejshme;-këto shërbime arrestuan dhe shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B.;

-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë, në lokalin e tij, në lagjen “Tre Heronjtë”, duke vënë baste sportive, me celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48