Flash

Zbulohet vrima e zezë më e ndritshme dhe më e uritur ndonjëherë

Lapsi.al 20 February 2024
Zbulohet vrima e zezë më e ndritshme dhe më e uritur

Objekti më i ndritshëm i zbuluar ndonjëherë është gjetur në Universin e largët.

Është një kuazar - që do të thotë një bërthamë e ndritshme e një galaktike që fuqizohet nga një vrimë e zezë gjigante rreth 17 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit tonë.

I njohur si J0529-4351, fuqia e objektit u konfirmua në vëzhgimet nga një teleskop sumë i Madh në Kili.

Shkencëtarët e raportuan në revistën Nature Astronomy. Ata thonë se vrima e zezë ka një oreks të pangopur, duke konsumuar masën e barabartë me një Diell çdo ditë.

J0529-4351 u regjistrua si objekt shumë vite më parë, por lavdia e tij e vërtetë sapo është njohur.

"Ne kemi zbuluar një objekt i cili më parë nuk është njohur për atë që është; ai na ka parë në sy për shumë vite sepse ka qenë duke ndezur shkëlqimin e tij për më shumë se sa ka ekzistuar njerëzimi. Por ne tani e kemi njohur atë, jo si një nga shumë yjet në plan të parë në Rrugën tonë të Qumështit, por si një objekt shumë i largët," tha Christian Wolf, nga Universiteti Kombëtar Australian, për BBC News.

(J0529-4351: Studimi i dritës nga kuazari i lejoi astronomët të vlerësonin jo vetëm shkëlqimin e tij, por edhe distancën e tij.)

Termi kuazar përdoret nga astronomët për të përshkruar një lloj të veçantë "AGN", ose Bërthamë Galaktike Aktive. Është bërthama shumë energjike e një galaktike e cila fuqizohet nga një vrimë e zezë e pamasë që e tërheq lëndën drejt vetes me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Ndërsa ky material përshpejtohet rreth vrimës, ai copëtohet dhe lëshon një sasi të madhe drite, aq sa edhe një objekt aq i largët sa J0529-4351 është i dukshëm për ne.

Drita e këtij kuazari i janë dashur 12 miliardë vjet për të arritur te detektorët në tokë.

Gjithçka në lidhje me objektin është e habitshme.

Shkencëtarët e përfshirë thonë se energjia e emetuar e bën kuazarin mbi 500 trilion herë më të shkëlqyeshëm se Dielli.

"E gjithë kjo dritë vjen nga një disk i nxehtë grumbullues që është shtatë vite dritë në diametër. Ky duhet të jetë disku më i madh i grumbullimit të materies në Univers," tha studenti i bashkëautori Samuel Lai.

Shtatë vite dritë janë rreth 15,000 herë distanca nga Dielli në orbitën e Neptunit.

(VLT është grupi i teleskopëve në shkretëtirën e lartë Atacama në Kili, nga ku u zbulua edhe kjo vrimë e zezë gjigante.)

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI