Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Vdekja e Navalny, sot zhvillohen homazhe në Prishtinë

Lapsi.al 20 February 2024
Vdekja e Navalny, sot zhvillohen homazhe në Prishtinë

Sonte në ora 18:00 do të mbahen homazhe në Prishtinë në nder të opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg në Arktik. Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë do të zhvillojnë homazhe duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny njëkohësisht edhe si formë protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI