Flash

"Sulltani" i kujton porosinë Ramës: Pastro Shqipërinë nga njerëzit e Gulen

Lapsi.al 20 February 2024
"Sulltani" i kujton porosinë Ramës: Pastro

Në deklaratën e përbashkët për media nga Ankaraja, ku u nënshkruan një sërë marrëveshjes dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, pPresidenti Rexhep Taip Erdogan kërkoi zgjidhjen përfundimtare të problemit me organizatën FETO, e cila financohet nga kleriku Fetullah Gulen.

Njëjtë si ministri i tij i Jashtëm, Hakan Fidan, i cili më 29 janar nga Tirana kërkoi largimin e anëtarëve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri, edhe Erdogan ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se ka ardhur koha për të finalizuar luftën me organizatën e shpallur terroriste nga Turqia.

“Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë.”

Ndër të tjera Erdogan theksoi se vëllimi tregtar midis Shqipërisë dhe Turqisë është rritur dhe synohet që në të ardhmen e afërt të shkojë në 1 miliardë dollarë.

“Sot në mbledhjen e parë të Këshillit konfirmuam edhe njëherë marrëdhëniet tona. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë dhe objektivi është që ta çojmë në dy miliardë dollarë. Kam besim se me përpjekjet e sektorit privat do ta arrijmë këtë në një kohë shumë të shkurtër. Turqia është një prej 5 investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri. Më shumë se 600 firma turke kanë punuar më shumë se 15 mijë shqiptarë. Do të rrisim investimet dhe zhvillojmë lidhjet midis biznesit. Marrëveshja që nënshkruam në lidhje me statusin e zyrës së TIKA në Tiranë do të forcojë bashkëpunimin tonë.”

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI