Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Protesta e opozitës/ Berisha "i pranishëm" në tubim, çfarë pritet të ndodhë pasditen e sotme

Lapsi.al 20 February 2024
Protesta e opozitës/ Berisha "i pranishëm" në tubim,

Pasditen e sotme në orën 17:30 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita, e cila do të mbahet para kryeministrisë. Ndonëse në arrest shtëpie, në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të jetë "i pranishëm" përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim. Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar ditën e djeshme planin e masave të ndërmarra në kuadër të kësaj proteste. Sipas njoftimit, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës.

Në gatishmëri pritet të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu mësohet se do të bllokohen disa segmente rrugore dy orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj. Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë parashikohet të jetë mot me diell dhe vranësira. Lokalisht pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i ...

07:37

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI