Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Një protestë anti Blinken

Lapsi.al 20 February 2024
Një protestë anti Blinken

Protesta e 20 shkurtit, me pjesmarrjen që demostroi, i provoi të gjithëve se në Shqipëri ka një masë të stërmadhe njerëzish që nuk besojnë se vendi drejtohet nga “një kryeministër i shkëlqyer”, apo nga “një udhëheqës i shquar”. Në këtë kuptim, më shumë sesa një manifestim për të celebruar bashkimin e opozitës, më tepër sesa një mbështetje për liderin e persekutuar Berisha (dukej nga pjesmarrja që qe me e madhe sesa ajo e 7 korrikut 2022), më përtej se një përpjekje për të dobësuar qeverisjen autokratike, ajo ishte një mesazh anti Blinken.

Ata njërëz që u derdhën në bulevard ishin të deleguarit e asaj tërësie opozitare, që nuk i besojnë fjalëve që sekretari amerikan i shtetit tha pak ditë më parë në Tiranë, që e përbuzin injorimin që Blinken i bëri të gjitha opozitave, që shprehin mos dakordësi me linjën që diplomacia amerikane ndjek prej vitesh, kundër çdo faktori anti Rama në këtë vend.

Duke zhvilluar menjëherë pas vizitës së Blinken protestën më të madhe që prej majit 2021, kur Sali Berisha u shpall non grata, ata pjesmarës dëshmuan se nuk e hanë më për djathë sapunin që u ofron administrata aktuale e Uashingtonit.

Pikërisht këtë provoi edhe pjesmarrja në këtë manifestim e mbi 20 deputetëve që iu bashkuan opozitës reale, të cilët pas më shumë se dy vitesh kalamendje mes kërcënimeve për “ngrënie bari” dhe të bërit politikë të bazuar tek vota, zgjodhën këtë të dytën.

Të ashtuquajturit pjestarë të grupit Bardhi, që kishin rrefuzuar të mblidhnin “një kongres kundër SHBA-së”, megjithëse ai iu kërkohej nga antarësia, që kishin miratuar përjashtimin e liderit historik, për ta mbajtur mirë me ambasadën, që injoronin militantët në emër të një të ardhmeje strategjike për ta, u kthyen të gjithë në vathë.

Sepse për ata, ashtu sikurse për çdo qytetar të këtij vendi me dy pare mend në kokë, Edi Rama nuk mund të jetë dot kurrësesi, ai që u portretizoi në mënyrë të paturpshme, kryediplomati amerikan.

Pra, ata që u derdhën në bulevard këtë 20 shkurt e bënë për të rrëzuar shtatoren e një diktatori të ri, që Antony Blinken u rek të legalizonte tek piramida mauzoleum.

Si për ta theksuar edhe më shumë këtë mesazh, askush nuk e përfilli shantazhin që bënë disa përfaqësues të vulës, tashmë të shitur tek qeveria, se këtë të martë do të zhvillohej një protestë kundër “aleatit tonë të madh strategjik”.

Natyrisht duke mbërritur në konkluzionin se kjo ishte një protestë kundër mesazheve të Blinken, jam i ndërgjegjshëm se zjarrfikëset trushplarës të propagandës do të prodhojnë tituj për protestën “anti amerikane” të saliistëve.

Por, është thjeshtë çështje e tyre nëse ngatërrojnë qëllimisht, një person të vetëm të një administrate kalimtare, me peshën e dhe vlerat e hiperfuqisë. Për ta vlen vetëm një pyetje: si e shpjegojnë që protesta më e madhe e opzitës pas kaq vitesh, “rastisi” vetëm pesë ditë pas vizitës së sekretarit të shtetit?

Unë vetë e kam përgjigjen: kjo e sotmja qe diçka më e madhe sesa një demostrim i minorancës berishiste. Ajo ishte reagimi i një shumice që nuk pranon të tërhiqet prej hunde duke ia shitur Ramën si një udhëheqës të shquar dhe kryeministër të shkëlqyer.

©Lapsi.al

Të këshilluara

A mjafton kaq për të thirrur BASHKIM?

Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, kur vëllezërit armiq demokratë luftuan me hunj dhe gaz lotësjellës kundër njëri tjetrit. Mbështetësit e ...

19:12

Kriza e legjitimimit të projektit socialist

Artikulli "Kriza e legjitimimit të projektit socialist" është pjesa e tretë (dy të parat në linqet më poshtë) e një cikli shkruar nga Blendi Kajsiu  enkas për L...

17:35

Hipokrizia e sulmeve të PD-së ndaj Bolinos

PD-ja po vijon me atë që di të bëjë më mirë, histerizimin e sulmeve ad hominem, target i të cilave këto kohë e ka pasur radhën të jetë gazetari dhe botuesi ital...

16:18

Një fabrikë gjigande manipulimi

Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i Amerikës i bëri dosjes McGonigal, përforcojnë edhe më shumë bindjen e një skandali të financuar me para në...

16:31

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI