Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Debat për Amnistinë Penale/ Alibeaj: Duam kohë. Felaj: Ka tre muaj që pret

Lapsi.al 20 February 2024
Debat për Amnistinë Penale/ Alibeaj: Duam kohë. Felaj: Ka tre

Është shoqëruar me debate diskutimi për projektligjin e Amnistisë Penale në Komisionin e Ligjeve.

DEBATI:

Felaj: Në kuadër të diskutimeve në parim pr/ligji ka mbi 3 muaj që diskutohet nga kolegët, nuk ka asnjë amendament që është parë ndryshe nga çfarë po përpiqeni të aludoni, çdo amendament të ardhur nga kolegët, janë parë në frymën e këtyre parimeve. S’do doja të hidhej dyshim.

Alibeaj: Për sa kohë sollëm amendamentet tona, ju bëra me dije që teksa thonit janë studiuar, vetëm në këtë seancë pati dy apo tre kolegë, kur thashë që nuk duhet të bëjmë, serioziteti i analizës e do, me shpejtësi nuk mund të ecim, do të, kërkesa ime është të na jepet kohë për të studiuar variantet e reja, është version i ri i sjellë nga maxhoranca, të mos ecim me diskutim nen për nen, të shohim amendamente, qëndrimin mesa duket refuzues.

Felaj: Ka tre muaj që pret.

Alibeaj: Është një situatë e re me amendamentet që u sollën.

Bushka: Materialin e keni. Nuk është ndonjë volum punë kaq i madh. Janë çështje që i kemi diskutuar edhe më parë. Kështu që mua më duket se po marrim kohë më shumë me këtë çështje se sa me thelbin. Jam dakord me relatorin që të jepet kohë për disa orë.

Majko: Nuk kemi pse ta shtyjmë me 1 orë. Ka 3 muaj që kemi në dorë projektligjin. Të vazhdojmë me procedure e diskutimit nen për nen

Manja: Ka 3 muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë. Nuk votohet nëse thuhet, kështu si them unë ose s’ka.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI