Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

U kap në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen për ekstradimin e Ibrahim Licit

Lapsi.al 19 February 2024
U kap në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen për

Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit. Ky i fundit u arrestua sipas policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.

Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë t'i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.

Ashtu siç ishte përfolur për vendodhjen e tij pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Ibrahim Lici u arrestua në Turqi. Lici u vu në pranga kur Policia turke finalizoi operacionin policor të koduar “Jehona”.

Pas publikimit të lajmit, Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit deklaroi nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllim për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndihet i sigurtë në Shqipëri. Ai thotë se e nuk është e vërtetë se Ibrahim Lici është arrestuar dhe shton se i vëllai i tij është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë vrasje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro sot do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 96 lekë dhe do s...

08:13

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI