Flash

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, reagon PD: Abuzimi me fondet rrezikon jetën e qytetarëve, SPAK të hetojë

Lapsi.al 19 February 2024
Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, reagon PD: Abuzimi me

Drejtuesja e departamentit antikorrupsion, Marinela Ziu ka reaguar për shembjen e rrugës Korçë-Ersekë. Në një reagim Ziu tha se abuzimi me fondet rrezikon jetën e qytetarëve, ndërsa bëri thirrje që SPAK të hetojë.

DENONCIMI I PLOTË:

RRUGËT E FLORINJTA “TË LËNA RRUGËVE” QË RREZIKOJNË SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE

Shembja e rrugës Korçë – Ersekë ishte paralajmëruar prej kohësh por asnjë organ shtetëror nuk mori mundimin të vepronte për të parandaluar jo vetëm rrënimin e saj, por madje edhe ndonjë fatkeqsi njërëzore, duke qënë një nga rrugët më qarkullim të lartë në zonën jug – lindore, në të cilën papërgjeqshmërisht lejohet levizja e automjeteve pavarësisht se ende nuk është përfunduar dhe dorëzuar nga shoqëria zhvilluese. Përfundimi i kësaj rruge është premtuar nga vitit 2013, premtim që është ricikluar prej 10 vitesh, e megjithëse gllabëron miliona euro, jo vetëm që nuk përfundon por së fundmi edhe kjo rrugë “doli nga rruga” për shkak të cilësisë shumë të dobët të punimeve nga babëzia për të vjedhur, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Tenderimi i kësaj rruge është denoncuar prej vitit 2020 nga Partia Demokratike, për shkak të klientelizmit, vlerës së tejfryrë, përfitimit të saj në kufij 100% të fondit limit por edhe zvarritjes së përfundimit të saj. Dy tenderat e lotit të dytë të ndarë në dy pjesë janë fituar nga shoqëria A.N.K shpk, në pronësi të shtetasit Agim Kola, vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola, një nga klientet e qeverisë që ka përfituar miliona euro kontrata publike, ndër të cilat edhe koncesioni 310 milionë euro i rrugës Milot – Balldre. Një tjetër projekt i lënë rrugëve për shkak të përfitimit në mënyrë klienteliste, e mbi të gjitha pa pasur fondet e duhura për ndërtim nga kompania përfituese, në të njëjtën skemë si tek inceneratorët, si dhe në mungesë të financimit të saj nga bankat.

Për lotin e dyte me një gjatësi 17 kilometër të rrugës Korçë – Ersekë janë paguar 50 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ku kompania fituese ka përfituar edhe 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara. Madje abuzimi shkon edhe më tej në një nga pjesët e lotit të dytë të kësaj rruge, ku pavarësisht se ka pasur një projekt për 1 milionë euro për kilometër, zbatimi i tij është zvarritur për ta ndryshuar dhe tenderuar për 5 milionë euro për kilometër, në një rrugë më një gjatësi vetëm 4 kiliometër.

SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet për supervjedhjen me rrugën Korçë – Ersekë, për të cilën jo vetëm janë shpenzuar miliona euro për punime me cilësinë më të dobët, por tashmë po rrezikohet seriozisht edhe jeta dhe shëndeti i qindra qytetarëve të zonës jug-lindore.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro sot do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 96 lekë dhe do s...

08:13

Tjetër alarm për zjarr në QSUT

Një alarm për zjarr në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ka bërë që këtë pasdite të mbërrijnë zjarrfikëset në godinë. Pas aktivizimit të sirenave, krye...

21:21

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI