Flash

Plantacion drogè, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Lapsi.al 19 February 2024
Plantacion drogè, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Agjentët e Gardës Civile në Spanjë, në kuadër të operacionit të “Lomas”, kanë goditur një grup kriminal shqiptar të dedikuar kultivimit të marijuanës në ambiente të mbyllura në Alhaurín el Grande.

Hetimi filloi në vitin 2023 kur agjentët u morën në dijeni për ekzistencën e një grupi personash me origjinë shqiptare që mund të kultivonin marijuanë brenda një ferme të madhe.

Pas hetimeve të kryera, ata konfirmuan ekzistencën e një plantacioni të vendosur në dy banesa të ndryshme brenda së njëjtës pronë, duke zbuluar 795 bimë të mëdha marijuane, si dhe rreth 4.7 kilogramë sytha të së njëjtës lëndë, të paketuara me vakum dhe gati per shitje.

Plantacioni, i cili ishte i lidhur ilegalisht me rrjetin elektrik, kishte një instalim të madh dhe të sofistikuar, ku vetëm llambat e përdorura vlerësoheshin në më shumë se 20,000 euro.

Po kështu, në kontrollin e kryer u arrestuan 2 persona me origjinë shqiptare dhe më pas u arrestua një i tretë me origjinë çeke, i përfshirë në ngjarje.

Konkretisht, ata janë arrestuar për veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Të arrestuarit janë vënë në dispozicion të organit gjyqësor, i cili ka urdhëruar arrestimin me burg për dy prej tyre.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI