Flash

Pas vendimit të Strasburgut, Antoneta Sevdari rikthehet për gjykim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit!

Lapsi.al 19 February 2024
Pas vendimit të Strasburgut, Antoneta Sevdari rikthehet për gjykim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të rikthejë nën shqyrtim në seancë publike çështjen e ish – prokurores Antoneta Sevdari, pas një kërkese për rishikimin e vendimit të shkarkimit të kësaj të fundit, drejtuar Kolegjit para rreth një viti.

“Trupi gjykues vendosi kalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e kërkueses znj. Antoneta Sevdari dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë, ditën e hënë, në datën 11.03. 2024, ora 10:00”, thuhet ne njoftim.

Kujtojmë që Strasburgu theksoi se ne lidhje me rastin e Sevdarit ka shkelje te nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qene proporcional.

Kundër shkarkimit të saj me herët doli edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Opinioni i vëzhguesit Ferdinando Buatier de Mongeot, i publikuar nga ONM si mendim pakice, vë në dukje se shumica në KPA që vendosi për shkarkimin e Sevdarit, nuk kishte prova dhe se përcaktimi për “deklarim të pamjaftueshëm” ishte bërë në interpretim të gabuar të ligjit.

Njoftimi:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.02.2024, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 42 – 17/ 2018, datë 11.04.2023, lidhur me kërkesën e ish – subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr.6, datë 28.02.2019.

Gjatë kësaj séance në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi kalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e kërkueses znj. Antoneta Sevdari dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë, ditën e hënë, në datën 11.03. 2024, ora 10:00.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e mori këtë vendim në kuadër të ofrimit të garancive për një proces të rregullt ligjor, bazuar në nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për t’i dhënë mundësinë Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe kërkueses, znj. Antoneta Sevdari, të dëgjohen dhe të mbajnë qëndrimet e tyre lidhur me kërkesën për rishikimin e vendimit të Kolegjit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI