Flash

Hije skandali seksual edhe në Kolegjin e Europës në Bryzh

Lapsi.al 19 February 2024
Hije skandali seksual edhe në Kolegjin e Europës në Bryzh

Një ndër subjektet kryesore të arsimit të lartë në Europë, Kolegji i Europës në Bruzh të Belgjikës, është përfshirë së fundmi në një skandal seksual. Hetimi i nisur nga bordi drejtues erdhi pas ankesës së një studenteje për sjelljen e një profesori, por kjo u bë shkak që gjashtë ish-pjesëtarë të stafit dhe studente t’i dërgojnë një letër rektores Federica Mogherini përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e tij.

Arsye për kërkesën është bërë në fakt se ankesat për ngacmim seksual janë bërë dhe më herët e mesa duket asgjë nuk ka ndryshuar. “Politico” raporton se akuza kësaj radhe shkon për një “profesor të fuqishëm me lidhje të thella në politikën e Bashkimit Europian”.

"Politico nuk do ta përmendë emrin e profesorit për momentin", raporton media në fjalë.

Më tej akoma, një prej ish-studenteve “aktualisht në pozicione të larta në kryeqytetet e Europës”, e cilësoi si Omerta mafioze heshtjen e mbajtur mbi këtë dukuri. Mogherini ka zhvilluar një takim me profesorin në fjalë, që është diku të te 50-at për të diskutuar mbi ankesën dhe siç bëhet me dije, ai është larguar përkohësisht nga detyra e vet.

Megjithatë raprotimi evidenton një klimë të rëndë pasigurie në Kolegjin prestigjioz, për shkak të presioneve dhe mënyrës së afrimit të profesorit në fjalë.

Vetë personi i akuzuar ka deklaruar se nuk ka një rregull lidhur me sjelljen e përshtatshme apo të papërshtatshme mes një studenti dhe një profesori.

Rasti i shtohet serisë së rasteve të tjera për marrëdhëniet problematike në institucione të këtij niveli.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI