Flash

Enigma/ Çfarë synon protesta e bashkimit të PD

Lapsi.al 19 February 2024
Enigma/ Çfarë synon protesta e bashkimit të PD

Ndonëse është propoganduar si një përplasje e fortë me qeverinë Rama, protesta e opozitës në pasditen (ora 17 30) e 20 shkurtit do të tentojë të jetë më tepër një konfirmim i bashkimit të PD. Boll të shikosh spotin e përgatitur me këtë rast, ku bien në sy edhe Berisha edhe Gazmend Bardhi edhe mbështetësit e njërit edhe ata të tjetrit, madje edhe disa deputetë që bëjnë thirrje në kor (shiko poshtë). Refreni që përsëritet më dendur gjatë spotit është fjala "bashkë", e cila ka qenë edhe refereni i dajljeve të përbashkët nëpër Shqipëri të përfaqësuesve të dy grupimeve për të mobilizuar militantët për të vërshuar në Tiranë të martën pasdite. 

LEXO ME TEJ

Andi Bushati: A mjafton kaq për të thirrur BASHKIM? 

20 shkurtit i parapriu rikthimi i mbi 20 deputetëve në selinë ku nuk shkelnin që prej dy vitesh, pjemarrja e tyre në Këshillin Kombëtar të rithemelimit, deklarata e Brdhit se e njeh Berishën për kryetar dhe së fundi një tentativë për të bashkuar ehde partitë e vogla të opozitës rreth PD-së reale. Pikërisht për këtë qëllim thuhet se Berisha do të "thyejë" arrestin shtëpiak dhe do të mbajë një fjalë me video në manifestimin për të cilin policisë i janë kërkuar pesë orë leje.

Masat e Policisë

Por ndonëse është më tepër një demonstrim brenda radhëve të saj sesa një përballje me qeverinë policia e shtetit po merr masa si për mitingjet më radikale të opozitës të mbajtura ndonjëherë.

Për protestën do të angazhohen 1100 efektivë policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, ndërsa RENEA do të jetë në gatishmëri. Gjithashtu do të ketë dhe autobote uji, ndërsa njoftohet dhe për një kordon me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Dy orë para nisjes së protestës dhe deri në përfundim të saj do të bllokohen Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Sfida reale

Njësia matëse për dështimin apo suksesin e kësaj proteste, e para pas izolimit të liderit të opozitës Sali Berisha dhe pas goditjes së tij 'aksidentale' me grusht në një nga manifestimet e fundit, është ajo e pjesmarrjes.

Bashkimi mekanik në PD/ Çfarë ndodhi sot mes grupimeve Berisha-Bardhi 

Sfida është ajo e krahasimit me protestat që PD-ja zhvilloi gjatë kohës kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2019. Një të tillë pjesmarrje mbështetësit e Berishës e arritën vetëm në 7 korrik 2022 dhe më pas numrat e tyre filluan të jenë në rënie, deri në protestën e 6 dhjetorit që u zhvillua ditën që në Tiranë mbahej samiti Be Ballkani Perendimor. Që nga ajo ditë protestat u harruan dhe tani PD po tenton të organizojë të parën pas bashkimit të dy grupeve kryesore rivale. Nga pjesmarrja në të do të shihet edhe se sa kjo lëvizje o sforcuar pajtuese do ketë ngjallur shpresë tek elektorati i djathtë. 

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI