Flash

Dy shqiptarë të arrestuar në Greqi, qëlluan me armë gjatë ndeshjes së futbollit

Lapsi.al 19 February 2024
Dy shqiptarë të arrestuar në Greqi, qëlluan me armë

Policia greke vuri në pranga 10 persona, të cilët pasditen e së dielës në zonën e Zefirit, goditën me armë në një ndeshje të ligës lokale të futbollit. Bëhet fjalë për 8 grekë dhe 2 shqiptarë, të cilët akuzohen për shkelje të ligjit për dhunën sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.

Në orën 15:45 të pasdites së të dielës pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos, persona të panjohur fillimisht, goditën 9 herë me armë zjarri. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve, por jo nga të shtënat.

Konkretisht, derbi mes Apollon Pontionit dhe Mandraikos për kampionatin EPSDA është ndërprerë në minutën e 43’ dhe ndërsa rezultati ka qenë 0-0, pasi janë shënuar 9 të shtëna si në tribunë ashtu edhe jashtë fushës. Arbitri Vatsios me ndihmësit e tij dhe vëzhguesin e ndeshjes shkuan në Sigurimin Qendror të Zefirios, të shoqëruar nga forca policore, në mënyrë që aty të bëheshin deklaratat dhe të plotësohej fleta e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI