Flash

VIDEO/ Uzuni shënon për Granada dhe feston me shqiponjë

Lapsi.al 18 February 2024
VIDEO/ Uzuni shënon për Granada dhe feston me shqiponjë

Myrto Uzuni ka gjetur një tjetër gol me Granadën këtë sezon në La Liga. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shkundur rrjetën e Almerias në minutën 75′.

Pas një pasimi brenda zonës, ai gjuan dhe topi përfundon brenda shtyllës së djathtë (VIDEO KETU). Më këtë finalizim, beratasi ka arritur në kuotën e 7 golave njësoj si yjet e Realit dhe Barcelonës, Vinicus dhe Ferran Torres.  Deri më tani, Uzuni ka dhuruar një asist.

Granada endet në pozitat e fundit të tabelës dhe kontributi i futbollistit do të jetë mjaft i nevojshëm në misionin për mbijetesën.

Aktualisht skuadra ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. Dueli me Almerian u mbyll me barazimin 1-1, një rivale e drejtpërdrejtë për mbijetesë.

https://youtu.be/D7CDf-mzH7E?si=lSPo-RjOFLLpCKdP&t=98

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI