Flash

Ironia e zv.Kryeministrit të Kosovës, e quan Ramën "ndërkombëtar"

Lapsi.al 18 February 2024
Ironia e zv.Kryeministrit të Kosovës, e quan Ramën

Zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e ka cilësuar Edi Ramën si “ndërkombëtar” në një intervistë për Koha TV, kur është pyetur nëse është komunikuar me kryeministrin e Shqipërisë për të përçuar qëndrimet e Prishtinës në SHBA. Kësaj pyetje Bislimi i është përgjigjur duke thënë se “nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’u komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve”.

Deklarata ironizuese e Bislimit duket se vjen pas qëndrimeve "si ndërkombëtar" të mbajtura nga Edi Rama për Kosovën. Shpeshherë në takime ndërkombëtare, kryeministri shqiptar ka bërë më shumë avokatinë e Serbisë sesa të Kosovës.

INTERVISTA:

Keni komunikuar me Ramën për të sqaruar keqkuptimet për qëndrimin e njëanshëm mund t’i kushtojnë Kosovës?

Bislimi: Raporti i Kosovës me SHBA-në është i ndërtuar mbi principe, jo mbi kërcënime.

Deklarata të tilla nuk janë aspak shqetësuese?

Bislimi: Çdo deklaratë merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime, por me politika dhe me ligje. Ne kemi një ambasador në SHBA dhe SHBA ka ambasadorin e saj në Kosovë. Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtete të tjera për t’i komunikuar qëndrimet tona SHBA-ve. Kurti ka linjë të drejtë komunikimi me zotin O’ Brian.

Jeni përpjekur që përmes kryeministrit Rama t’i sqarohet ky qëndrim sekretarit Blinken?

Bislimi: Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy ekstreme. Ekstremi i parë është që Kosova nuk ka kapacitete të marrë vendime autonome. Nga ana tjetër t’i vendosen standarde të tilla ku Kosova nuk ka mundësi të tregojë nivele të ndryshme të performancës.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI