Flash

Berisha: SPAK ka biseda të Veliajt në WhatsApp për vjedhje tenderash

Lapsi.al 18 February 2024
Berisha: SPAK ka biseda të Veliajt në WhatsApp për vjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta për korrupsion për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj në fjalën e tij nga dritarja për protestuesit pranë banesës së tij mbrëmjen e së dielës. Berisha tha se e gjithë qeverisja është përfshirë nga korrupsioni, por SPAK nuk e heton.

“Prej më se 3 muajsh janë kapur të gjitha bisedat e firmës “5D” në grupin e Whatsapp. Në këto biseda Erion Veliaj jep urdhra të prerë: “Vidhni kaq dhe vidhni aq. Merrni kaq dhe merrni aq me tendera, bëni këtë dhe bëni atë”. Çfarë bën Damani? Është bërë avokat i tij. SKAP-i mbron krimet horror që këta qeveritarë kryejnë me vjedhjet e njerëzve më të varfër në Europë” – tha Berisha.

Ai tha se qeveria angazhoi mafian për të goditur opozitën.

“Opozita u sulmua barbarisht si askund tjetër, mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërruar opozitën shqiptare. Qeveria me në krye, kryehajdutin e kombit bëri gjithçka që vendi të ishte pa opozitë.

Por të gjitha këto dështuan. Sot opozitë jeni ju, opozitë janë qindra e mijëra shqiptarë të cilët bashkohen me ju, me 20 shkurt për ti dhënë ndëshkimin e merituar atyre të cilët donin një Shqipëria pa opozitë, atyre të cilët asgjësuan çdo hapësirë për opozitën” – tha Berisha që akuzoi Ramën se ndan paratë me klane kriminale.

“Jeta juaj përkeqësohet sepse Edi Rama transporton me avionin e tij, me 140 fluturime në 18 muaj, shumat përrallore të parave tuaja. Sepse Edi Rama sikur të mos ekzistoni kërkon të përvetësojë miliarda me portin e Durrësit. Sepse Edi Rama ndërton 1 kilometër rrugë me 20-24 mln euro, ndërkohë që të tjerët e ndërtojnë me 1-2 milionë euro. Sepse Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit.

E ka shndërruar Tiranën, qytetin e bekuar, në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë. Ja kalon dhe Bogotas dhe qyteteve të Amerikës Latine. Nuk ka qytet tjetër në të cilin, nuk gjendet qytet tjetër në botë që të ketë 50 mijë apartamente bosh dhe çmimet vetëm të rriten” – tha Berisha.

Akuzave nuk u shpëtoi as SPAK-u.

“Njëlloj si në diktaturë ka vendosur nën kontroll të plotë dhe total, atë që e quajtën drejtësi të re, drejtësinë e krimit, drejtësinë e turpit, shëmtimë më të madhe, monstrën më të madhe pas rilindjes, që ka krijuar rilindja. Drejtësinë që e kontrollon në çdo qelizë, Edi Rama. Ka vetëm një rrugë, revolta popullore, revolta qytetare. Të ju pyes unë ju?

A nuk i kapëm hajdutët me presh në dorë, duke vjedhur vota në dosjen 339-184. A nuk po flisnin banditët për vjedhje votash, a nuk po jepnin urdhër për vjedhje votash, nga Edi Rama tek Vangjush Dako. Më thoni, a ekziston një akuzë nga SKAP-i i partisë për këta kriminelë elektoralë?

Atëherë çfarë mbetet për ne? Mbetet revolta, revolta, revolta dhe vetëm revolta. Ose ne duhet të votojmë të lirë dhe qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë që duan, ose duhet të jemi të gatshëm për çdo sakrificë. Ai që prek votën duhet të marrë atë që meriton.

Çdo qytetar që varfërohet, që i shkatërrohet vendi i punës, që i ikin fëmijët nga vendi për shkak të pamundësisë ekonomike, varfërisë, skamjes, sepse vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët, pret që drejtësia ta mbrojë. Po çfarë ndodh? Drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, merr llokmat dhe bën drejtësi me porosi, për atë që i thotë dhe atë që do” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI