Flash

Zelensky fajëson Putin për vdekjen e Navalny: Ai vret kë të dojë

Lapsi.al 17 February 2024
Zelensky fajëson Putin për vdekjen e Navalny: Ai vret kë të

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka përmendur sot vdekjen e Alexei Navalny në fjalën e tij në Konferencën e Sigurisë në Munih. Zelensky tha se ajo që ndodhi është “një tjetër prove se sa i pamëshirshëm është Vladimir Putin”. Duke folur në sallën e mbushur të konferencës Zelensky përsëriti thirrjet për ndihmë ushtarake ndaj Perëndimit për t’i rezistuar agresionit rus dhe presidentit Vladimir Putin.

“Putin vret kë të dojë,” tha Zelensky duke iu referuar vdekjes së liderit të burgosur të opozitës Alexei Navalny.

Por ai shtonte se veprimet e Putin sinjalizojnë dobësinë e Rusisë pasi sipas tij, “për herë të parë Putin është përulur ndaj Iranit e Koresë së Veriut për ndihmë”.

“Nëse Ukraina mbetet vetëm Rusia do të na shkatërrojë”, tha Zelensky duke shtuar se “lufta në vijim është një kërcënim për të gjithë në Evropë”.

Zelensky foli për shqetësimet e zgjerimit të konfliktit siç kanë përmendur shpesh ekspertët evropianë të sigurisë muajt e fundit.

“Nëse nuk e merrni seriozisht kërcënimin rus, ndoshta Evropa duhet të përdorë nenin 5 të traktatit të NATO-s”, tha Zelensky teksa përpiqej të zgjonte aleatët e lodhur nga lufta për t’i bindur të shtonin ndihmën financiare e ushtarake për vendin e tij.

Zelensky shtoi se përpjekjet e Ukrainës për të sprapsur trupat ruse po dështojnë prej mungesës së armëve të rangut të gjatë dhe të predhave të artilerisë. Ndërkohë përfaqësues të të ndjerit Alexei Navalny thanë sot se autoritetet ruse po fshehin qëllimisht trupin e tij për të mbuluar gjurmët e asaj që ata quanin “akt vrasje”.

Të këshilluara

Pikëpyetjet që le pas vdekja e Navalnyt

Me tronditje dhe shumë pikëpyetje për arsyen e vërtetë të vdekjes së Navalynit, me vlerësime për veprën e opozitarit më të madh rus dhe frikë nga më shumë repre...

11:26

Evropa duhet të riarmatoset tani

Shtimi i gjasave që Donald Trump të rikthehet në pushtet dhe të veprojë bazuar në kërcënimet e tij për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara NATO-ja duhet të shërbej...

18:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI