Një nga përfitimet që sjell vendosja e objektivave të vitit është qëme shumë gjasa ka një komunitet i cili bën të njëjtën gjë. Ju keni në këtë mënyrë suport dhe inkurajim nga të tjerët për të arriturobjektivat tuaja.
Pavarësisht nëse i doni apo jo objektivat e Vitit të Ri, nuk ka njëkohë më të mirë se fillimi i vitit për ti shkruar ato. Qoftë njëqëllim personal, qëllim biznesi ose ndryshim në stilin e jetesës, kjo mund të jetë koha ideale për të nisur diçka të re. Ndoshta njëregjim i ri stërvitjeje, dietë më e shëndetshme ushqimore, oseplan për udhëtimet e ardhshme.
Nëse jeni duke vendosur qëllime që të ndryshojnë jetën osethjesht po nisni një vit të ri me një dozë pozitiviteti, nuk ështëmë sekret se ka përfitime të dokumentuara kur ju planifikoni mëpërpara.
Pozitiviteti afatgjatë: Kërkimet tregojnë se vendosja e objektivave për Vitin e Ri janë një strategji e shkëlqyer drejt njëjete më të lumtur dhe më të balancuar. Kur ti ecën përpara me një drejtim të qartë, dije se po kontribuon në shëndëtin tend mendor dhe emocional.
Më shumë motivim: Arritja e objektivave personal dhetejkalimi I barrierave mund t’ju ndihmojnë të rrisni vetbesimindhe të motivoheni për më tej. Kur ju kaloni pengesat dhe arrinidicka që ka me të vërtetë vlerë për ju, truri përgjigjet duke cliruar dopaminë. Kënaqësia që marrim kur arrijmë një objektiv, qoftë thelbësor apo momental, na jep besim për të vazhduar e për të arritur dhe më shumë.
Një ndjenjë komuniteti: Një nga përfitimet që sjell vendosja e objektivave të vitit është që me shumë gjasa ka një komunitet i cili bën të njëjtën gjë. Ju keni në këtë mënyrë suport dheinkurajim nga të tjerët për të arritur objektivat tuaja.
Po kërkoni për inspirim?
Një studim nga Statista tregoi se disa nga objektivat më tëshpeshta përfshijnë ushtrimet, qëllimet e palestrës, të ngrënit nëmënyrë të shëndetshme, humbja e peshës, menaxhimi i parasëdhe ndryshimet në stilin e jetesës që lidhen me alkoolin, kohën e shpenzuar në rrjete sociale dhe duhanpirjen.
Një nga ndryshimet më të mëdha që një njeri mund të bëjë ështëtë heqi dorë nga duhani. Është fakt I ditur se se duhanpirjashkakton dëme, por arsyeja pse pirja e duhanit është kaq e dëmshme për shëndetin tonë është gjerësisht e keqkuptuar. Ka mbi 6,000 kimikate në duhanin që konsumojmë, ku rreth 100 prej tyre janë identifikuar nga autoritetet e shëndetit publik si tëdëmshmë ose potencialisht të dëmshme. Shumë njerëz besojnëse nikotina shkakton dëmet më të mëdha në shëndetin tonë, porndërkohë që krijon varësi dhe është e rrezikshme, nuk ështëshkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin.
Tymi i prodhuar si rezultat i djegies është shkaktari.
Përqafoni zgjidhjet pa tym këtë vit
Vendimi më I mirë është të heqim dorë nga duhani dhe nikotina, e cdo vit, miliona njerëz arrijnë ta bëjnë këtë gjë. Kërko ndihmënga një mjek profesionist ose nga shërbimi lokal mbështetës përlënien e duhanit për të marrë këshila dhe mbështetje për të lënëduhanin – ata do t’ju ndihmojnë të gjeni një plan që funksiononmë mirë për ju.
Sigurisht, lënia e cigares është një sfidë personale dhe unike, dhejo të gjithë ja dalin për herë të parë. Të rriturit që zgjedhin tëmos e lenë duhanin dhe vazhdojnë të pinë duhan, mund tëzgjedhin të eksplorojnë më në detaje shkencën dhe novacioninpas alternativave pa duhan. Produktet si cigaret elektronike, duhani me ngrohje dhe ‘qeskat’ e nikotinës, megjithëse krijojnëvarësi dhe nuk janë totalisht pa rrezik , janë një alternativë më e mirë për të rriturit sesa të vazhdojnë të pinë duhan.
Dallimi thelbësor midis produkteve pa tym dhe cigareve është se alternativat pa tym përcjellin nikotinë pa djegie. Kur eleminojmëprocesin e djegies, nivelet e kimikateve të dëmshme dhepotencialisht të dëmshme mund të reduktohen ndjeshëm nëkrahasim me tymin e cigares. Është e rëndësishme të mbani mend se produktet pa tym janë të destinuara për të rriturit, si njëalternativë për konsumimin e duhanit. Ato nuk ndihmojnë nëlënien e duhanit.
Cilado qoftë arsyeja juaj për të vendosur një objektiv, vendimi për të lënë cigaren çon në një jetë më të mirë në më shumë se një mënyrë. Me mbështetjen e duhur, ju mund të planifikoni për një tëardhme më të shëndetshme, pa cigare.