Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Shpresoj të jemi shkëputur nga Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 17 February 2024
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Shpresoj të jemi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të shtunë në një nga panelet e Konferencës së Sigurisë në Mynihut, ku foli për çështjen e integrimit në BE. Rama tha se shpresonte që Shqipëria të ishte shkëputur nga Maqedonia e Veriut. 

“Shpresoj që të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, pasi herën e  fundit që ishim në çift s’na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që na thanë s’lidhej aspak me Shqipërinë, por me Bullgarinë. I kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare dhe procesin e kontrollit të legjislacionit, por s’jemi më çift, pra bashkë. Situata në Maqedoninë e Veriut është rezultat i BE, që nuk është në gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve. Kjo nënkupton, që të lejojë vendet anëtare të përdorin, vendin e tyre në tryezën e BE si një levë kundër fqinjëve. Kjo është gjëja më anti-europiane e mundshme”,-u shpreh Rama. 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI