Flash

Afera McGonigal, Basha: Drejtësia amerikane foli, stisje e ndyrë e Ramës kundër meje dhe opozitës

Lapsi.al 17 February 2024
Afera McGonigal, Basha: Drejtësia amerikane foli, stisje e ndyrë e

Lulzim Basha, ka hedhur akuza në drejtim të kryesocialistit, Edi Rama, një ditë pas dënimin të caktuar ndaj McGonigal.

Ai theksoi se drejtësia amerikane u shpreh lidhur me këtë çështje duke nxjerrë kështu në pah se si Rama mundi të korruptonte shefin e kundërzbulimit të një vendi aleat.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një kryeministër të korruptojë shefin e kundërzbulimit të një vendi mik, aleat dhe partner strategjik me qëllimin e vetëm për të goditur dhe dëmtuar kundërshtarin e tij politik, në këtë rast Lulzim Bashën dhe PD.

Shumë miq, dashamirës dhe mbështetës kane shprehur habinë deri në frustrim se pse nuk flet Lulzim Basha.

Kjo edhe pse në fakt që prej ditës se parë unë e kam thënë se gjithçka është një stisje e ndyrë”, u shpreh Basha.

Sipas tij, kryeministri Rama ka kryer një operacion kriminal kundër tij dhe opozitës, ndaj duhet të përballet me ligjin.

“Mbushën mediat, dërguan madje dhe letra nëpër botë me shpresën se do të dëmtonin PD dhe Lulzim Bashën. Për këta kam vetëm keqardhje. Turpi është i tyre dhe këtë turp shqiptarët e në veçanti demokratët nuk do tua harrojnë kurrë", tha Basha.

Sipas Bashës, ky rast nuk është unik, pas kundërshtari i tij politik është përfshirë në të tjera afera për të tjetërsuar votën e popullit.

Të këshilluara

Flakadanë në derbi, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj që dyshohet se hodhën flakadanë gjatë derbit Tirana-Partizani janë arrestuar nga policia. Në pranga ranë 21-vjeçari me iniciale F. K., 21 vjeç, ba...

09:57

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI