Flash

Zjarr i madh në një fshat të Vlorës, dyshohet i qëllimshëm

Lapsi.al 16 February 2024
Zjarr i madh në një fshat të Vlorës, dyshohet i

Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 12:30 në fshatin Kërkovë të Vlorës. Zjarri ka rënë në kodrat e fshatit, të cilat janë të mbjella kryesisht me ullinj dhe pemtari të zonës.

Mbi 4 automjete zjarrfikëse janë angazhuar në aksionin për shuarjen e flakëve, por terreni kodrinor dhe i thepisur e ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre. Pas shumë minutash në luftë me flakët duke ndërhyrë për ta fikur zjarrin në terren, efektivët zjarrfikës e kanë vendosur nën kontroll.

Vatra e zjarrit dyshohet të ketë qenë e qëllimshme. Zjarri është ndezur nga banorët e zonës për të pastruar tokat ose mbeturinat, teksa i favorizuar nga era ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha. Si rjedhojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me ullinj. Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, e si pasojë dy persona kanë ...

17:58

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI