Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Tregtonin dhe çmontonin pjesë të makinave kontrabandë në servis, vihet në pranga 1 person në Korçë

Lapsi.al 16 February 2024
Tregtonin dhe çmontonin pjesë të makinave kontrabandë

Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është vënë në hetim në Korçë, pasi sillnin makina kontrabandë nga Anglia dhe i shisnin për pjesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 36 automjete, pjesërisht të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Goditen 2 raste të tregtimit të mallrave kontrabandë dhe fshehjes së të ardhurave.

Tregtonin dhe çmontonin në pjesë në serviset e tyre, automjete të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në Shqipëri, vihet në pranga 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri. Sekuestrohen 36 automjete, pjesërisht të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë vijuar kontrollet në ambiente/subjekte të ndryshme. Si rezultat, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, janë goditur dy raste të kësaj paligjshmërie ku në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi:

Sh. G., 27 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit A. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se këta dy shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në serviset e tyre respektive, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle ku konkretisht në servisin e shtetasit Sh. G., gjetën 30 automjete, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse. Gjithashtu gjatë kontrollit në servisin e shtetasit A. S., i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse u gjetën 6 automjete të tjera, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.

Në cilësinë e provës materiale për këto dy raste u sekuestruan 36 automjete, me pjesë të çmontuara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Anglia, në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro sot do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 96.1 lekë dhe do...

08:31

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI