Flash

Plagosja e të riut në Shkodër, arrestohet pas disa orësh autori

Lapsi.al 16 February 2024
Plagosja e të riut në Shkodër, arrestohet pas disa orësh

Plagosi me thikë, gjatë një konflikti të çastit një 22-vjeçar, Policia pas disa orësh ndjekjeje kapi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Anton Gjergji, i cili akuzohet se plagosi Amatio Gjokën.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re.

Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI