Flash

Marrëveshja Rama-Meloni, Kisha Katolike italiane kundër: Po hidhen para në det!

Lapsi.al 16 February 2024
Marrëveshja Rama-Meloni, Kisha Katolike italiane kundër: Po hidhen

Senati italian ka miratuar përfundimisht marrëveshjen me Shqipërinë, e cila parashikon krijimin e dy qendrave të mbyllura për emigrantët e paligjshëm.

Qendrat do të krijohen në një zonë në veri të Shqipërisë, me një kapacitet deri në 3000 persona. Sipas parashikimeve të protokollit të bashkëpunimit italo-shqiptar, në këto dy struktura do të transferohen emigrantët e parregullt të shpëtuar nga roja bregdetare, dhe do të dërgohen në këto qendra, ku do të mund të aplikojnë për azil në Itali dhe të presin përgjigje përkatëse.

Peshkopi katolik Giancarlo Perego, president i fondacionit “Migrantes” , i cili ofron mbështetje për emigrantët dhe refugjatët, shprehu kundërshtimin e tij të fortë ndaj marrëveshjes. “Edhe një herë vërtetohet se nuk ka kapacitet për të krijuar një sistem pritjeje të zgjeruar në Itali”, theksoi kleriku katolik, duke shtuar se paratë e miratuara për protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë, 673 milionë euro, “në fakt po hidhen në det”.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u përgjigj se “nuk janë paratë që hidhen në det, por një shumë që shpenzohet siç duhet, me synimin për të trajtuar emigracionin së bashku me një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, e si pasojë dy persona kanë ...

17:58

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI