Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Keni plane për fundjavë? Ja çfarë ndodh me motin

Lapsi.al 16 February 2024
Keni plane për fundjavë? Ja çfarë ndodh me motin

Bëhuni gati për një mot me diell dhe temperatura të përshtatshme për plazh këtë fundjavë dhe fillimin e javës që vjen.

Sinoptikani Elvi Jahaj nga Shërbimi Metereologjik Ushtarak bën me dije se moti këtë fundjavë parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

“Sikurse sot edhe në fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Në fundjavën që presim, gjithashtu vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në relievet malore në Lindje.

Sa u përket temperaturave, në mëngjes do të jenë relativisht të freskëta me -2 gradë në zonat malore dhe 0 deri në 4, 5 apo 6 garadë celciuz në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Sa u përket vlerave të ditës, ato priten të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi me vlera që kapin:

Në zonat malore, 14-15 gradë celcius.

Në zonat e ulëta dhe ato bregdetare 20-22 gradë celcius.

Sa i përket erës, ajo do të jetë kryesisht e lehtë me drejtim nga kuadranti i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-8 m për sekondë. Pra thënë ndryshe, kjo fundjavë dhe fillimi i javës së ardhshme mund të jenë idealet për një xhiro në bregdet”- tha Jahaj.

I pyetur nëse do të kemi një rikthim të masave ajrore të ftohta apo shkurtin do ta mbyllim me ngrohtësi, Jahaj thotë se ditët me diell nuk do të thonë se dimri ka ikur, pasi shumë shpejt do të kemi një rikthim të shiut dhe dëborës.

“Ditë me diell kemi pasur edhe më parë, por dimri ende nuk ka kaluar, pasi kemi edhe marsin dhe prillin përpara dhe mund të them që kjo është kalimtare. Do të kemi një rikthim të shiut dhe dëborës”.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, e si pasojë dy persona kanë ...

17:58

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43