Flash

Goditet një grup i shpërndarjes së kokainës në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Lapsi.al 16 February 2024
Goditet një grup i shpërndarjes së kokainës në Greqi,

Policia greke ka goditur një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Megaron në Athinë. Fillimisht policia ka goditur një grup shpërndarjeje në 27 qershor 2023, ku u arrestuan 2 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, por informacionet e policisë zbuluan se ata nuk ishin të vetmit persona që përbënin grupin kriminal. Sipas policisë greke, nën drejtimin e 30-vjeçarit shqiptar Armando Bregasi vepronte një linjë tjetër e këtij grupi.

Policia greke në tetor 2023 vuri në përgjim 3 numra celulari, prej të cilave dyshohej se kryhej shpërndarje narkotikësh. Përdorues të këtyre numrave u identifikuan Ardiano Xhangollari, 44 vjeç dhe Manuel Toska, 35 vjec. Si bashkëpunëtorë të dy shqiptarëve, hetimet zbuluan edhe emrat e shqiptarëve Armando Bregasi, 30 vjeç, Kozeta Bregasi, 52 vjeçe, Enis Morava, 39 vjeç, Euklid Ago, 35 vjeç dhe Arben Memajdini, 40 vjeç, të grekut Vasileios Dhiamantopoulos, 35 vjeç por u zbulua gjithashtu edhe veprimtaria e një shtetasi ende të paidentifikuar.

Nga hetimet rezultoi se anëtarët e këtij grupi kriminal, merren me shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht sasi kokaine, me qëllim përfitime të paligjshme financiare, të cilat më pas i legalizojnë nëpërmjet bizneseve të mbajtura nga kreu i grupit dhe anëtarët kryesorë, përfshirë karburante.

Gjatë operacionit policor të kryer nga policia e Megaron në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e qenve nuhatës, u kontrolluan 5 banesa të Armando dhe Kozeta Bregasit, Ardiano Xhangollarit, Manuel Toskës, Arben Memajdinit dhe Vasileios Dhiamantopoulos dhe bizneset e Armando Bregasit e Ardiano Xhangollarit. Nga kontrollet u sekuestruan 219 gram kokainë, 180 gram marijuanë, barna, 22 mijë 460 euro, 50 paund, pistoletë me ajër, 8 celularë, 3 peshore elektronike, karta dhe libreza bankare, shkrime dore si dhe automjetet luksoze 2 “Audi Q5” dhe 1 “VW Golf” si dhe 2 motora.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI