Flash

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, senatorët amerikanë rrisin presionin ndaj Hungarisë

Lapsi.al 16 February 2024
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, senatorët amerikanë

Një delegacion i përbërë nga senatorët e dy partive në Kongresin amerikan do të vizitojë Hungarinë të dielën, më 18 shkurt, në kohën kur po rritet presioni ndaj Budapestit për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO kur Parlamenti i shtetit të kthehet nga pushimi dimëror.

Hungaria është shteti i vetëm i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë, një proces që kërkon mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Kjo ka tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe ka rritur shqetësimet në mesin e aleatëve.

Suedia ka aplikuar për t’iu bashkuar NATO-s në maj të vitit 2022, e shtyrë nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka raporte më të mira me Rusinë sesa me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shumicën e anëtarëve të NATO-s, ka deklaruar se Qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancë, por në Parlament ende nuk është marrë një vendim për këtë.

Ambasada amerikane në Budapest njoftoi se senatorët do të udhëtojnë për në Hungari “me mision të përqendruar në çështjet strategjike me të cilat përballen NATO-ja dhe Hungaria”.

Pranimi i Suedisë në NATO është një çështje që në mënyrë të drejtpërdrejtë prek sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe po ashtu sigurinë e aleancës në tërësi, tha më herët gjatë këtij muaji ambasadori amerikan, David Pressman.

Pranimi i Suedisë në NATO mund të ratifikohet kur Parlamenti hungarez të rinisë punën në fund të shkurtit, ka thënë Grupi Parlamentar i partisë në pushtet, Fidesz./REL

Të këshilluara

Evropa duhet të riarmatoset tani

Shtimi i gjasave që Donald Trump të rikthehet në pushtet dhe të veprojë bazuar në kërcënimet e tij për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara NATO-ja duhet të shërbej...

18:33

Sanksionet ndaj Rusisë mbërrijnë në Serbi

Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja për kompanitë kineze dhe indiane për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë, ku lista e “emrave të rinj” përfshin g...

17:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI