Flash

Zbardhet raporti: Në axhendën e konferencës së Mynihut zgjerimi i BE dhe NATO

Lapsi.al 15 February 2024
Zbardhet raporti: Në axhendën e konferencës së Mynihut

Zbardhen konkluzionet e Raportit të Sigurisë së Mynihut 2024, ku thuhet se BE-ja e sheh pa mëdyshje zgjerimin e saj si një domosdoshmëri gjeopolitike, dhe shtrirja e NATO-s është në agjendë. Raporti u publikuar përpara Konferencës së 60-të vjetore të Sigurisë së Mynihut, e cila do të zhvillohet nga 16 shkurti deri më 18 shkurt.

Sipas raportit, pushtimi i Rusisë në Ukrainë i detyroi europianët ta pranojnë rëndësinë e zgjerimit si një “investim gjeostrategjik”. “Lëvizja e vendeve nga zona gri papritmas u kthye në prioritet”, nënvizon raporti. Ai kujton sesi BE-ja i dha Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit dhe celi negociatat e pranimit me ta në një kohë rekord, e po kështu, i shtriu dorën edhe Gjeorgjisë.

“Progresi i vogël në rrugën drejt anëtarësimit në BE e ka mbajtur hapur derën e ndikimit dashakeq rus në rajon, veçanërisht në Serbi, si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia jo vetëm që varet nga Rusia për furnizimin e saj me energji, por Rusia gjithashtu mund të përdorë lidhjet e saj historike me popullsinë serbe, lidhjet me grupet paraushtarake dhe të krimit të organizuar dhe depërtimin në mjedisin e informacionit. Këta faktorë ndihmojnë për të shpjeguar pse mbështetja popullore për anëtarësimin në BE në Serbi është më e ulëta në rajon”, thuhet në raport.

BE-ja duhet të konkretizojë nocionin e pranimit të shkallëzuar dhe të shpërblejë progresin e reformës me akses gradual në institucionet dhe politikat e saj, rekomandon raporti, sipas të cilit aleatët e NATO-s duhet, kur është e nevojshme, të zgjasin garancitë dypalëshe të sigurisë në fazën e ndërmjetme deri në pranim. Një sondazh i opinionit i porositur nga Konferenca e Sigurisë së Mynihut tregon se 79% e ukrainasve mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërsa 84% e tyre mbështesin anëtarësimin në BE.

Sakaq, 75% besojnë se BE-ja duhet të përshpejtojë aplikimin e Ukrainës për anëtarësim. Megjithatë, pavarësisht angazhimeve verbale për ta larguar Europën Lindore nga zona gri, është e paqartë se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe nëse partnerët transatlantikë janë të gatshëm të paguajnë çmimin. “Mbi të gjitha, anëtarët e BE-së dhe NATO-s duhet të dyfishojnë mbështetjen e tyre financiare dhe ushtarake për Ukrainën, sepse një fitore ruse do të ishte katastrofike jo vetëm për Ukrainën – një Rusi e ngurtësuar nga beteja me një ekonomi në baza lufte do të riarmatosej shpejt dhe do të kërkonte viktimen e radhës”, sqarohet në raport.

Të këshilluara

Antony Blinken mbërrin në Rinas

Sekretari amerikan i shteti, Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Sipas axhendës së sekreta...

11:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI