Flash

Sunak kritika kryeministrit izraelit: Jemi të shqetësuar për humbjen e jetëve të civilëve në Gaza

Lapsi.al 15 February 2024
Sunak kritika kryeministrit izraelit: Jemi të shqetësuar për

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak zhvilloi një telefonatë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku shprehu shqetësimin e thellë për jetët e humbura të civilëve në Gaza.

Po ashtu, mediat shkruajnë se Sunak shprehu gjithashtu shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për pasojat e rrezikshme të një operacioni ushtarak izraelit në Rafah dhe shkatërrimin që do i sillte ndihmave humanitare për civilët atje.

Sunak përsëriti se prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë negocimi i një pauze humanitare për të lejuar lirimin e sigurt të pengjeve dhe për të lehtësuar shumë më shumë ndihma që shkojnë në Gaza, duke siguruar një armëpushim të qëndrueshëm afatgjatë.

Për më tepër, Sunak theksoi nevojën që Izraeli të respektojë Ligjin Ndërkombëtar Humanitar dhe të mbrojë infrastrukturën civile si spitalet dhe strehimoret.

Të këshilluara

Sanksionet ndaj Rusisë mbërrijnë në Serbi

Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja për kompanitë kineze dhe indiane për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë, ku lista e “emrave të rinj” përfshin g...

17:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI